Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ndaj deklarimeve të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, duke kërkuar që akuzat të trajtohen përmes institucioneve të drejtësisë.
Ajo tha se çdo pretendim duhet të dërgohet në prokurori dhe jo të mbetet vetëm në deklarata politike në Kuvend, duke përmendur edhe raste të mëhershme që, sipas saj, janë adresuar në institucione vendore dhe ndërkombëtare.
Hykmete Bajrami gjithashtu ngriti akuza lidhur me zhvillimet në sektorin energjetik ndër vite, duke përmendur kompani dhe vendimmarrje institucionale, si dhe duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi për proceset e kaluara./EO/




