Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka kritikuar gjatë seancës në Kuvend shefin e Grupit Parlamentar të Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri, duke ironizuar mënyrën e tij të të folurit dhe përgatitjen e fjalimit.
Ai ka thënë se fjalimi i Tahirit përmbante, sipas tij, shumë fjalë të panevojshme dhe ka bërë krahasime ironike me përdorimin e inteligjencës artificiale.
Ilir Kërçeli gjithashtu ka reaguar ndaj deputeteve të Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri, duke komentuar qëndrimet e tyre në debatet parlamentare lidhur me sektorin e energjisë dhe çështje të tjera politike./EO/




