Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew G. Whitaker.
Takimi është zhvilluar me praninë e mediave vetëm për marrje pamjesh, ndërsa pjesa tjetër është mbajtur e mbyllur për publikun dhe gazetarët.
Vizita e ambasadorit amerikan në NATO në Kosovë po zhvillohet gjatë këtyre dy ditëve, ndërsa gjatë qëndrimit të tij Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa për siguri dhe rregullim të trafikut në rrugët ku lëviz eskorta zyrtare.
Autoritetet kanë bërë të ditur se mund të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore dhe riorientim të trafikut, duke kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.




