Shefja në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, është takuar me kryeministrin Albin Kurti, ku është diskutuar për proceset zgjedhore në vend.
Sipas njoftimit të BE-së, Palatova ka prezantuar gjetjet e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve për zgjedhjet e fundit lokale dhe parlamentare në Kosovë.
Në takim është theksuar nevoja për depolitizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke e vlerësuar atë si kyç për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor.




