Lionel Messi po vazhdon të shkëlqejë në futbollin botëror, duke konfirmuar statusin si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Sipas statistikave, argjentinasi ka arritur 905 gola dhe 407 asistime, me gjithsej 1312 kontribute direkte në gola në 1147 ndeshje zyrtare.
Këto shifra e rendisin Messin në një kategori të veçantë për ndikimin në lojë, duke e kombinuar efikasitetin në shënim me kreativitetin në asistime.
Me karrierën ende aktive, statistikat e tij historike vazhdojnë të rriten nga sezoni në sezon.




