Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Skënderajt, Arbër Geci, ka reaguar ndaj deputetit të Listës Guxo, Fatos Geci, i cili kërkoi dënim të ngjashëm për ish-presidentin Hashim Thaçi si në rastin e Naim Murselit.
Arbër Geci ka publikuar një fotografi të Thaçit, duke shkruar: “Gecët e Llaushës të presin si triumfues”.
Ai shtoi se “i mjerë është ai që nuk e kupton se lufta për liri e drejton jetën e njeriut”.




