Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për KFOR-in dhe Kosovën pas një vizite dhe takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas.
Ai u shpreh se SHBA ka qenë për më shumë se 26 vjet shtyllë e stabilitetit në rajon dhe vazhdon të ndihmojë Kosovën në rritjen e kapaciteteve për vetëmbrojtje.
Whitaker shtoi se KFOR-i mbetet thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.




