Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka kritikuar qasjen e opozitës ndaj zhvillimeve politike, duke thënë se po tregohet “konstruktive” në mënyrë të gabuar dhe në një moment të papërshtatshëm.
Sipas tij, opozita po humb kohë duke u fokusuar te fajësimi për zgjedhjet e mundshme, gjë që nuk sjell përfitim elektoral dhe mund të perceptohet si garë për pushtet.
Ai theksoi se, nëse një parti shihet si problematike për demokracinë, zgjedhjet janë mekanizmi kryesor për ta sfiduar atë, duke shtuar se më e rëndësishme është kauza sesa fajësimi.




