Analisti Arton Muhaxheri ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit Fatos Geci në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar atë si një nga më të rëndat dhe më të diskutueshmet në këtë institucion.
Sipas tij, krahasimi i bërë në seancë mes procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe rastit të Naim Murselit është i papranueshëm dhe ka peshë të madhe për shkak të pozitës institucionale të deputetit.
Muhaxheri kritikoi edhe mungesën e një distancimi të qartë nga subjektet politike, duke e vlerësuar reagimin si të pjesshëm dhe jo të mjaftueshëm.
Ai shtoi se deklarata lidhet edhe me kontekst më të gjerë politik dhe zhvillime të mëhershme që, sipas tij, ndikojnë në narrativat publike.




