Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kontrabandë me mallra në fshatin Hodonovc të komunës së Kamenicës, gjatë një aksioni të realizuar më 22 prill 2026.
Sipas policisë, i dyshuari është ndaluar duke drejtuar një traktor që dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë. Gjatë kontrollit janë gjetur pjesë për mjete bujqësore në vlerë mbi 5 mijë euro.
Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë, ndërsa hetimet janë në vazhdim.




