Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas deklaratës së deputetit Fatos Geci në Kuvend lidhur me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Përmes një postimi me një fotografi me Thaçin, Klinaku ka kritikuar ashpër deklaratat ndaj ish-presidentit, duke i cilësuar ofenduese.
Ai shkruan: “Ai që e ofendon Hashim Thaçin, është tradhtar e bir tradhtari”.
Ndërkohë, disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë distancuar nga deklarata e Gecit.




