Lodhja e vazhdueshme dhe ndjesia e rënies së energjisë janë probleme të shpeshta që mund të shfaqen edhe gjatë verës dhe të ndikojnë në gjendjen fizike e mendore.
Ndër shkaqet kryesore të lodhjes përfshihen anemia, dehidratimi, çrregullimet e tiroides, diabeti, depresioni dhe apnea e gjumit.
Këto gjendje shpesh shoqërohen me simptoma si mungesë përqendrimi, dhimbje koke, probleme me gjumin dhe rënie të energjisë.
Po ashtu, mungesa e vitaminave dhe mineraleve si hekuri, magnezi dhe vitaminat e grupit B mund të ndikojë në rritjen e lodhjes.
Ekspertët rekomandojnë konsum të ushqimeve të shëndetshme, hidratim të mjaftueshëm, aktivitet fizik dhe në rast simptomash të vazhdueshme, konsultim me mjekun për diagnozë dhe trajtim të duhur.




