Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Athinë.
Ai tha se takimi shërben për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe adresimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të një miqësie të qëndrueshme.
Nga ana e tij, Edi Rama vlerësoi bashkëpunimin dhe theksoi angazhimin për thellimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë.




