Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë vizitës në Bruksel është takuar me Kryesuesin e Komisionit për Çështje Juridike në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk.
Në takim u diskutua për zhvillimet në fushën e drejtësisë në Kosovë, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gërvalla theksoi rëndësinë e reformave në drejtësi, përfshirë procesin e vetingut dhe funksionalizimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke i cilësuar ato si kyçe për rrugën evropiane të Kosovës.




