Kompania Regjionale “Pastrimi”, në bashkëpunim me organizatën “Let’s Do It Kosova”, ka realizuar aksion pastrimi në zonën e Liqenit të Badocit.
Pas përfundimit të aksionit, është bërë thirrje për qytetarët që të mos hedhin mbeturina gjatë vizitave në këtë zonë, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së ujit që përdoret për pije.
“Mos hidhni mbeturina, sepse nga aty pimë ujë”, thuhet në apelin e kompanisë./EO/




