Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës zyrtare në Gjermani është takuar me Sekretarin Parlamentar në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Nils Schmid.
Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimin në kuadër të KFOR.
Palët po ashtu shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimin e programeve të përbashkëta të trajnimit./EO/




