Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, ka kritikuar mënyrën e parashtrimit të pyetjeve nga mediat gjatë një aktiviteti në Klinikën e Kardiologjisë.
Ai theksoi se, ndonëse e kupton rëndësinë e gazetarisë dhe çështjeve politike, në raste të tilla duhet të tregohet më shumë ndjeshmëri dhe respekt ndaj stafit mjekësor.
Sipas tij, mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli shëndetësor meritojnë vlerësim për punën e tyre të përditshme, ndërsa u bëri thirrje për balancim mes interesit politik dhe respektit ndaj profesionistëve shëndetësorë./EO/




