Drejtori ekzekutiv i Inspektoratit Qendror të Punës, Kastriot Jashari, ka bërë të ditur se janë realizuar rreth 170 inspektime dhe riinspektime në sektorin e ndërtimit.
Pas takimit me Shoqatën e Ndërtuesve të Kosovës dhe përfaqësues institucionalë, ai tha se bashkëpunimi synon rritjen e standardeve të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve në vendet e punës.
Sipas tij, deri tani janë vendosur rreth 71 ndalime pune, ndërsa disa subjekte janë lejuar të vazhdojnë aktivitetin pasi kanë përmbushur rekomandimet e inspektoratit.




