Në Komisionin për Legjislacion është mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ku opozita nuk ka marrë pjesë.
Zëvendëskryetari i komisionit, Vigan Qorrolli, tha se opozita nuk e mbështet këtë nismë ligjore.
Nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku dhe Eugen Cakolli kanë vlerësuar se projektligji ende nuk i ka adresuar në mënyrë të plotë vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias, duke theksuar edhe mangësi procedurale në procesin e konsultimit publik.
Ndërkohë, deputeti i Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se ligji synon verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme përmes procedurës civile dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit./EO/




