Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e tretë për vitin 2026, ku ka shqyrtuar dhe miratuar një sërë dokumentesh dhe vendimesh të rëndësishme për sektorin e energjisë.
Ndër to përfshihen bilanci i energjisë elektrike për vitin 2026, planet zhvillimore të rrjetit të transmetimit për periudhat 2026–2030 dhe 2026–2035, si dhe rregulla të reja për garancitë e origjinës dhe kompensimet financiare në sektor.
Po ashtu, është vendosur që furnizimi me shërbim universal t’i besohet kompanisë KESCO për një periudhë dyvjeçare, deri më 31 mars 2026.
Bordi ka aprovuar edhe 53 kërkesa për vetëkonsum nga persona fizikë dhe juridikë, si dhe ka shqyrtuar ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e rregullatorit të energjisë.




