Organizata e Kombeve të Bashkuara njofton se dhuna në Rripin e Gazës është rritur ndjeshëm, duke arritur nivelin më të lartë që nga armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas zëdhënësit të Antonio Guterres, incidentet janë rritur me 46% gjatë javës së fundit. Aktualisht, forcat izraelite kontrollojnë rreth gjysmën e territorit, ndërsa Hamas pjesën tjetër.
Që nga armëpushimi janë vrarë të paktën 770 palestinezë, ndërsa nga fillimi i luftës më 2023, mbi 72,500 persona kanë humbur jetën në Gaza.




