Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, e ka cilësuar si “absolutisht skandaloze” deklaratën e deputetit Gani Geci, i cili në Kuvend përmendi një krahasim për Hashim Thaçi.
Deliu tha se kjo gjuhë është e papranueshme, sidomos në prag të vendimit për krerët e UÇK-së, duke kërkuar distancim nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo shtoi se pritjet janë për një vendim pozitiv dhe se deklarata të tilla rrisin shqetësimin në këtë periudhë të ndjeshme.




