Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivate në Kosovë për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, nafta (dizel) do të shitet me 1.65 euro për litër, benzina me 1.39 euro, ndërsa gasi me 0.88 euro për litër.
Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë të detyrueshme për të gjithë operatorët që tregtojnë derivate në vend.





