Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, gjatë seancës së Kuvendit ku po diskutohet projektligji për çmimet tavan, ka kritikuar ashpër nismën qeveritare.
Ajo tha se edhe në sektorë të tjerë ku ekzistojnë rregullatorë të çmimeve, si energjia elektrike, uji dhe barnat, megjithatë ka pasur rritje të çmimeve.
Bajrami theksoi se ligji për çmimet tavan dhe krijimi i bordit nuk do të ndikojnë në uljen e çmimeve, duke e cilësuar gjithë procesin si të paefektshëm.




