Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar projektligjin për caktimin e çmimeve tavan, duke e cilësuar atë si antikushtetues.
Gjatë seancës në Kuvend, Hoti ka ngritur pyetje ndaj ministres Mimoza Kusari-Lila lidhur me mënyrën e përcaktimit të “destabilizimit të tregut” dhe kriteret për devijimin e çmimeve.
Ai tha se ligji nuk përcakton qartë mekanizmat e zbatimit dhe i jep diskrecion të madh institucioneve, duke shtuar se ekzistojnë tashmë instrumente ligjore që mund të përdoren për rregullimin e tregut.
Sipas tij, projektligji nuk sjell risi dhe nuk është i zbatueshëm në kushte normale, përveç në raste të jashtëzakonshme.




