Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), në 10-vjetorin e themelimit, ka bërë të ditur se gjatë një dekade ka mundësuar mbi 1 miliard euro kredi të garantuara, ka mbështetur rreth 13 mijë biznese dhe ka ndikuar në krijimin e mbi 33 mijë vendeve të punës.
Në një konferencë ndërkombëtare, u vlerësua roli i fondit në lehtësimin e qasjes në financa për bizneset e vogla dhe të mesme dhe në zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.
Përfaqësues institucionalë dhe ndërkombëtarë theksuan se FKGK ka forcuar stabilitetin financiar dhe është bërë model suksesi në mbështetjen e ndërmarrësisë dhe rritjes ekonomike.




