Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për masat e përkohshme ndaj produkteve bazë në raste të destabilizimit të tregut nuk ka marrë përkrahjen e opozitës në Kuvend.
Deputetë të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë shprehur kritika ndaj mënyrës së hartimit dhe funksionimit të ligjit. Arben Mustafa nga PDK tha se nuk duhet t’i jepet një partie autoriteti për përcaktimin e çmimeve.
Ndërsa përfaqësuesja e LDK-së, Janina Ymeri, deklaroi se partia e saj e mbështet ligjin në parim, por jo mënyrën si është ndërtuar.
Edhe AAK përmes Besnik Tahirit ka vlerësuar se projektligji përqendron vendimmarrjen në Qeveri dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, duke e konsideruar problematik modelin e propozuar.




