Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se të premten, më 24 prill, do të shpallë aktgjykimin për rastin “Banjska”, nën masa të shtuara sigurie.
Seanca pritet të nisë në orën 15:00, ndërsa hyrja në objektin e gjykatës do të lejohet deri në orën 14:40.
Para trupit gjykues pritet të paraqitet vetëm i akuzuari Dushan Maksimoviq, ndërsa dy të akuzuar të tjerë kanë refuzuar të marrin pjesë në shpalljen e vendimit./Sinjali/




