Real Madrid ka pësuar goditje të rëndë në garën për titull në La Liga, pasi dy lojtarë kyç, Éder Militão dhe Arda Güler, pritet të mungojnë për pjesën më të madhe të sezonit.
Militão u largua nga fusha në ndeshjen ndaj Alavesit, ndërsa Güler mungoi papritur në stërvitje dhe më pas iu nënshtrua kontrolleve mjekësore. Sipas raportimeve, të dy futbollistët kanë pësuar dëmtime të shkallës së dytë në muskujt e kofshës, që kërkojnë rreth 3 deri në 4 javë rikuperim.
Në rastin më të mirë, ata mund të rikthehen për ndeshjet e fundit të sezonit, ndaj Sevillës dhe Athletic Bilbaos, por klubi nuk pritet të rrezikojë kthimin e tyre të parakohshëm.
Ndërkohë, një lajm më pozitiv për madrilenët është rikuperimi i Raúl Asencios, i cili pritet të rikthehet së shpejti pas një problemi shëndetësor që e kishte lënë jashtë fushës.




