Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa projektligje dhe nisma të rëndësishme.
Ndër vendimet kryesore është miratimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2026.
Po ashtu, është miratuar në parim nisma për lidhjen e marrëveshjes së kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim, që lidhet me organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Në këtë mbledhje është miratuar edhe projektligji për ndryshimin e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
Qeveria ka vendosur gjithashtu t’i propozojë Kuvendit kandidatët për shtatë pozita në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.




