Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), përmes Zyrës kundër Terrorizmit, ka falënderuar Kosovën për vendimin për shpalljen e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si organizatë terroriste.
Në reagim, DASH vlerëson qëndrimin e Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe bashkërendimin me partnerët ndërkombëtarë.
Qeveria e Kosovës e mori këtë vendim në një mbledhje të mbajtur më 20 prill në Prishtinë.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky hap forcon pozicionin e Kosovës në mbrojtje të sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut, si dhe e rreshton vendin krah aleatëve strategjikë në luftën kundër terrorizmit.




