Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindjen e tij, duke e cilësuar si “atin e pavarësisë së Kosovës”.
Ajo vlerësoi angazhimin dhe sakrificën e tij për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, duke i përcjellë urime për shëndet dhe kthim në Kosovë.
Musliu tha se mbështetësit e Thaçit presin që ai të kthehet sa më shpejt në vend dhe të përfundojnë, siç u shpreh ajo, padrejtësitë ndaj tij.
Edhe Uran Ismaili, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindjen e tij.
Ai ka shprehur shpresën që vitin e ardhshëm Thaçi ta festojë ditëlindjen në Kosovë.
“Shpresoj që të gjithë do ta presim ditëlindjen e ardhshme me të në Kosovë, ashtu siç e meriton një person që jetën ia ka kushtuar Kosovës”, tha Ismaili.




