Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur tryezën “Forcimi i integritetit politik përmes digjitalizimit”, ku u diskutuan sfidat ligjore dhe institucionale në fushën e transparencës dhe të dhënave të hapura.
Sipas KDI-së, pavarësisht kornizës ligjore ekzistuese, të dhënat publike mbeten të fragmentuara dhe jo të ndërlidhura, duke kufizuar llogaridhënien efektive. Organizata theksoi se platforma “Integrity Watch Kosova” ka evidentuar rreziqe të korrupsionit dhe nevojën për përmirësim të sistemeve digjitale.
Përfaqësues institucionalë dhe të shoqërisë civile theksuan rëndësinë e digjitalizimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, ndërsa KDI kërkoi publikim të të dhënave në formate të hapura dhe forcim të mekanizmave për transparencë dhe kontroll.




