Sulmuesi brazilian Vinicius Junior raportohet se ka arritur marrëveshje paraprake me Real Madridin për rinovimin e kontratës së tij.
Sipas “Sky”, lojtari pritet të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe për shumë vite.
Pas negociatave të gjata, palët kanë gjetur kompromis në parim dhe mbetet vetëm finalizimi i detajeve para nënshkrimit zyrtar. Kontrata aktuale e Viniciusit skadon në vitin 2027.
Gjatë bisedimeve, kishte pasur raportime për kërkesa të larta financiare dhe interesim nga klube të Arabisë Saudite, por tani thuhet se është arritur marrëveshje e re, ku lojtari ka pranuar kompromis në pagë, duke mbetur pas Kylian Mbappé në listën e pagave të skuadrës.




