Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të shpallë sot në orën 15:00 aktgjykimin ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Sulmi ndaj Policisë së Kosovës kishte ndodhur më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një rreshter policor, ndërsa u vranë edhe tre sulmues.
Tre të akuzuarit kanë mohuar fajësinë, ndërsa rasti përfshin gjithsej 45 persona të dyshuar për vepra të rënda, përfshirë terrorizëm.




