Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar zgjatjen me tre javë të armëpushimit në Liban, pas takimeve mes përfaqësuesve izraelitë dhe libanezë në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, situata në terren mbetet e tensionuar, pasi Izraeli dhe Hezbollahu kanë vazhduar shkëmbimin e sulmeve.
Armëpushimi ishte arritur më 16 prill dhe synon uljen e tensioneve më të gjera në rajon, përfshirë raportet mes SHBA-së dhe Iranit.




