Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 16 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2101 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme.
Po ashtu, janë arrestuar 24 persona, 11 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar për vuajtje të dënimit.




