Një 29-vjeçar nga Gjakova ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës, pasi dyshohet se u godit nga një kran dhe ra nga një lartësi e madhe.
Viktima, Lendrit Fetahaj nga Skivjani, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Ai ishte edhe ish-futbollist, i njohur për angazhimin e tij te KF Gjakova.




