Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke thënë se partia e tij mund të propozojë Vjosa Osmanin për presidente, por vetëm përmes një marrëveshjeje politike me Vetëvendosjen dhe pa përfshirjen e PDK-së.
Ai ka kërkuar qartësim nga VV nëse synohet bashkëpunim vetëm me LDK-në apo një marrëveshje më e gjerë politike.




