Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për ndotje të ajrit nga Korporata Energjetike e Kosovës në Obiliq.
Hetimet janë iniciuar pas pranimit të informacioneve dhe një video-incizimi që ngrisin dyshime për ndotje nga oxhaku i KEK-ut. Rasti po trajtohet si vepër penale për ndotje dhe degradim të mjedisit.




