Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe njësitet relevante, ka realizuar ekstradimin e dy personave të kërkuar ndërkombëtarisht.
Operacioni është zhvilluar më 23 dhe 24 prill 2026, në koordinim me autoritetet e Gjermanisë dhe Francës, përmes bashkëpunimit me INTERPOL-in.
Dy të dyshuarit kërkoheshin për raste të veçanta të veprës penale “vrasje në tentativë” dhe janë arrestuar paraprakisht në shtetet përkatëse.
Ekstradimi është realizuar në bazë të legjislacionit në fuqi dhe bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Kosovës dhe vendeve të huaja.




