Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një vizitë te fëmijët e organizatës “Down Syndrome Kosova” në Mitrovicë.
Gjatë vizitës, ajo ka përcjellë mesazhe dashurie, pozitiviteti dhe mbështetjeje për fëmijët dhe familjet e tyre, duke vlerësuar punën e organizatës në përfshirjen dhe fuqizimin e tyre në shoqëri.
Osmani ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe kujdesit institucional ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, duke e cilësuar këtë si pjesë të vlerave të një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.






