Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar zhvillimet politike në vend lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit.
Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës mund të ndihmojë në uljen e tensioneve politike duke propozuar një emër për kandidat për president.
“Ndryshe, keqpërdorimi i zgjedhjeve për motive të dobëta do të jetë kryefjalë e udhëheqësve aktualë të katër partive në Parlament. Pa dashur të bëj gjykatësin, PDK është me më pak faj, megjithëse mund të ulë tensionet duke dhënë emrin e kandidatit për president”, ka deklaruar Lladrovci.
Në një reagim të gjatë, ai ka theksuar mungesën e konsensusit politik dhe ka kritikuar qasjen e partive në raport me marrëveshjet dhe bashkëpunimin institucional, duke vlerësuar se vendi ka nevojë për më shumë unitet politik dhe një kandidat konsensual për president.




