Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend dhe procesin e zgjedhjes së presidentit.
Në një postim në rrjete sociale, Tahiri e ka cilësuar situatën aktuale si “lojë të demoduar”, duke kritikuar zvarritjen e procesit dhe pritjet për thirrjen e seancave të reja.
Ai ka theksuar se grupi i tij parlamentar mbetet aktiv në Kuvend, duke shkruar: “Këtu jemi, s’kemi në plan m’u largu”, duke nënvizuar vazhdimin e pjesëmarrjes në proceset politike.
Deklarata e tij vjen në një periudhë tensionesh politike, ku Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës që të propozojnë emra për postin e presidentit, në përpjekje për të zhbllokuar procesin institucional.




