Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar në Kuvend se opozita ka mundësinë të shmangë shkuarjen në zgjedhje duke u dakorduar për procesin e zgjedhjes së presidentit.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje ka ofruar një zgjidhje ku opozita do të propozojë tre emra për president, duke theksuar se kështu mund të përfundojë kriza politike pa pasur nevojë për zgjedhje të reja.




