Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar mënyrën e trajtimit të procedurave për buxhetin e vitit 2026, duke thënë se ato janë në kundërshtim me ligjin për menaxhimin e financave publike.
Ai tha në seancë se çdo rishikim i buxhetit duhet të bëhet në përputhje me ligjin dhe duke u bazuar në rrethanat ekonomike.
Sipas Hotit, në rastin konkret janë bërë rishikime të të hyrave dhe shpenzimeve publike, por ai ngriti shqetësime për respektimin e plotë të procedurave ligjore.
Ai theksoi se çdo veprim buxhetor duhet të ketë bazë të qartë ligjore dhe transparencë të plotë.




