Kampionia Distria Krasniqi, së bashku me trajnerin Driton Kuka dhe Fatos Tabaku, janë pritur nga Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, me nënkryetarin Fatmir Asllani dhe drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhenet Syka.
Gjatë takimit u nderua Krasniqi për medaljen e artë të fituar në Kampionatin Evropian në Tbilisi të Gjeorgjisë, ndërsa u vlerësua edhe kontributi i trajnerit Kuka në sukseset e saj.




