Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për derivatet e naftës për sot.
Sipas vendimit, nafta mund të shitet deri në 1.65 euro për litër, benzina 1.42 euro, ndërsa gazi 0.87 euro.
Krahasuar me një ditë më parë, çmimi tavan për naftën dhe benzinën është rritur nga dy centë.





