Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti duket se po synon zgjedhje të reja, ndonëse sipas tij ende ekziston mundësia për kompromis në ditët e mbetura.
Ai theksoi se LDK-ja ka vepruar drejt duke marrë pjesë në takime, duke e konsideruar dialogun dhe bashkëpunimin si thelb të politikës së saj.
Gashi shtoi se mungesa e kompromisit mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimeve të reja politike pas zgjedhjeve, përfshirë edhe një koalicion të mundshëm mes VV-së dhe PDK-së./GazetaBlic/




