Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje PDK-së dhe LDK-së që të propozojnë tre emra për president, duke ofruar mbështetjen me nënshkrime dhe tërheqjen e kandidatëve të saj.
Sipas VV-së, kandidatët duhet të jenë figura unifikuese dhe jashtë skenës aktuale politike, ndërsa për ta do të siguroheshin së paku 90 nënshkrime në Kuvend.
Partia ka kërkuar përgjigje deri të dielën, duke theksuar se afati për zgjedhjen e presidentit është 28 prilli, përndryshe vendi shkon në zgjedhje të reja.




